Kryeministri Rama së fundmi e ka kthyer faqen e tij të Facebook edhe në rubrikë humori. Herë pas here ai poston foto ngacmuese për kreun e PD-së Lulzim Basha, e po ashtu për figura të tjera të Partisë Demokratike. Foto kanë mesazhe ironike ose edhe humori drejt tyre, shkruan opinion.al
Mirëpo së fundmi Edi Rama ka postuar në Facebook një foto që duke se e ka bërë të qeshë së tepërmi. Është një foto ku ai shihet me dy të moshuara, por një detaj që bie në sy, se veç nënave në foto ka shami edhe Edi Rama.
Këtë kryeministri përveç buzëqeshjes në foto e ka shoqëruar edhe më mbishkrim, ku ka vendosur sërish disa fytyra të qeshura. Duket se kjo e ka shkrirë se qeshuri kryeministrin Rama /opinion.al