Dragos Savulescu i ka krijuar bukuroshes shqiptare, Angela Martini një ambient shumë romantik me lule dhe petale trëndafili në një plazh, duke e bërë të ndihet si një princeshë e vërtetë.
Por, jo vetëm në plazh pasi që befasitë kanë vazhduar edhe në dhomën e hotelit, të cilën e ka xhiruar vetë modelja dhe ka bërë publike në profilin e saj në Instagram.
I dashuri aktual i modeles shqiptare është miliarderi rumun, Dragos Savulescu i cili njëherazi është edhe producent e menaxher i aktorit hollivudian, Brad Pitt.