Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kjo është Shqipëria që e ndërtuam vetë…

2017/01/11 at 7:53 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 10 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu –

Disa ditë më parë më qëlloi të lexoja një refleksion të shkrimtares Ani Vilms mbi ikjen nga Shqipëria më 1994 dhe jetën në Berlin. Përtej të qenit një shkrim tejet i kuruar, analiza e saj më bëri të reflektoj disi mbi Shqipërinë e këtyre 23 viteve dhe ndryshimin e saj. Për ata që nuk e njohin, Ani Vilms ka qenë një vajzë e bukur, krejt jashtë standarteve dhe konizave të kohës, një studente shkëlqyer dhe një shkrimtare që pak nga pak krijoi një profil të sajin në letërsinë shqipe bashkëkohore. Nuk di të them nëse ka qenë një karakter rebel, por di me siguri që i takonte asaj kategorie vajzash të fund viteve ’80 dhe fillim viteve ’90 që përmasat e Shqipërisë së mbyllur dhe të izoluar i rrinin gjithnjë ngushtë. Vilms iku një ditë. Siç thotë vetë ka qenë vitit 1994. Ajo tregon se i ftohti i Berlinit e fshikulloi, por ajo ishte e vendosur të qëndronte aty sepse siç shkruan gjeti diçka që i kishte munguar në jetë:

“Por në Berlin gjeta diçka kaq të çmueshme, saqë qeshë lumturisht e gatshme ta duroj të ftohtin me gjithë mundimet e tij: Për herë të parë në jetën time mund të lëvizja lirisht në një qytet pas rënies së errësirës. Askush s’e kthente kokën kur i kaloja pranë, asnjeri nuk më qepej nga pas. S’kishte fjalë të ndyra, vështrime të paturpshme, kërcënime ose lloj-lloj ngacmimesh prej meshkujve në rrugë. Nuk trembesha as në mes të natës në metro ose me biçikletë nëpër parkun Tiergarten. Burrat me pushtet – policë, nëpunësa, profesorë – nuk më binin në qafë. Askush nuk merrej me thashetheme dhe nuk përhapte shpifje mbi „nderin” dhe „moralin” tim. Çudi e madhe. Krejt e kundërta e përvojës sime në Shqipërinë komuniste e pas komuniste të viteve ’80-’90, ku për vajzat si unë s’kishte prehje përveçse në katër muret e shtëpisë ose në rrethin e ngushtë të miqve.”

Duke lexuar shkrimin e saj dhe duke bërë një krahasim më atë kohë që edhe unë e kam jetuar po me atë intensitet, pyeta veten, a ka ndryshuar shumë ky vend këto 23 vjet? Eshtë gati një çerek shekulli, kohë e mjaftueshme për të transformuar shumë gjëra e jo më një shoqëri që shkonte nga izolimi total drejt një hapje pa limit. Për fat të keq, dyshoj se ndryshimi ka qenë i vogël për të mos thënë i pandjeshëm. Po, ne ndërtuam pallate më të bukura dhe jetojnë në apartamente më të bollshme, por brenda tyre sillemi po njësoj si dikur. Me po ato paragjykime dhe me po atë mënyrë të menduari; Po, ne e kemi mbushur Tiranën dhe qytetet e tjera me kafene moderne dhe me emra po kaq ekstravagantë, por brenda tyre gëlon po ajo botë tipike orientale e bërjes së llogarive të tjetrit dhe asnjëherë analiza e vetvetes. Gëlon po ai realitet thashethemesh dhe moralizimi pa asnjë sens; Po, në rrugët e Tiranës mbase nuk të tërheq më njeri për krahu me forcë, por dhunën e dikurshme e ka zëvendësuar joshja nga paraja dhe paratë e drogës, pre e të cilave bien shpesh vajzat e reja dhe të bukura të qytetit; Po, ne kemi ndërtuar një shoqëri të konkurimit, por thuajse kurrë nuk bëjmë zgjedhje të lira; Po, ne kemi një shoqëri të hapur, por gjithnjë fiton më i fuqishmi dhe më i pasuri. Ku budallai nuk sheh veten, por tregon me gisht si budalla të zgjuarin dhe korrektin vetëm sepse ai respeketon ligjet dhe sillet si qytetar model. Kemi ndërtuar një shoqëri ku i varfëri përbuzet dhe ku vaniteti është kthyer në status të lakmuar social; Po, ne kemi shumë më tepër njerëz të diplomuar, por padyshim shumë më pak njerëz të ditur dhe të thellë. Kemi shumë pak debate thelbësore dhe shumë zhurmë për gjëra pa asnjë lloj rëndësie. Ne kemi ndërtuar një botë mediatike mbushur me boshësi dhe personazhe fallce. Pa asnjë lloj thellësie dhe asnjë lloj analize. Kemi më pak frikë se dikur, por vijojmë të impresionohemi nga fuqia dhe të jemi ende të bindur se jetën tonë e ka në dorë më i fuqishmi. Ka shumë gjëra të tjera që nuk kanë ndryshuar thuajse fare, ndaj unë besoj se sot, ne as e kemi dhe as kemi për ta patur atë liri që Ani Vilms përballi atë ditë që la Shqipërinë dhe u vendos në Berlin. Dhe për fatin e keq, as vetë nuk e kuptojmë që pa atë liri, fëmijët tanë do e kenë gjithnjë e më të vështirë të jetojnë në këtë vend dhe vetë ky vend do ta ketë më të pamundur të bëhet ai vend që ne vetë, 25 vjet më parë kemi ëndërruar. Dhe se ata që realisht e duan lirinë, do vijojnë të ikin, ashtu siç iku Ani Vilms 23 vjet më parë…

Blendi Fevziu

 


Etiketa: ani vilmsberlinishqiperia demokratiketirana


Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para

Denoncoi gruan për rrahje, flet për herë të parë këngëtari Sajmir Çili

Pas vdekjes së Ergit, motra e tij, Barbana shfaqet për herë të parë në publik

Pas vdekjes së Ergit, motra e tij, Barbana shfaqet për herë të parë në publik

Restoranti ku gjobitesh po nuk hëngre

Restoranti ku gjobitesh po nuk hëngre
















TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com