Deputeti socialist, Pandeli Majko uron nëpërmjet rrjeteve sociale besimatrët shqiptarë ortodoksë për festën e ‘Pashkëve’.
Por, urimi i tij është përballur me komente ‘kritikë’ nga qytetarët të cilët i vënë në dukje se ‘Pashkët’ nuk janë vetëm festë e besimtarëve ortodoksë por dhe katolikë.
“Po katolikët ku i ke edhe ata kanë ‘Pashkë’, mos i ndaj shqiptarët” i shkruajnë komentuesit.
Statusi i Majkos:
Gëzuar Pashkët, për të gjithë besimtarët shqiptarë ortodoks. Mbarësi në familjet tuaja.