Një 29-vjeçar shqiptar është vrarë në Brazil. Viktima është Alban Gropcaj dhe kishte nënshtetësi italiane. Gropcaj kishte shkuar në Brazil për arsye pune së bashku me italianin Guido Bertola, pronar i një zdrukthëtarie.
Teksa po dilnin nga një lokal, atyre u janë afruar disa grabitës me motorr. Sipas autoriteteve braziliane, grabitësit i kanë kërcënuar që t’u jepnin paratë. 29-vjeçari shqiptar ka refuzuar, gjë që ka sjellë acarimin e situatës. Grabitësit kanë qëlluar mbi të disa herë, duke e lënë të vdekur.
Ndërkohë, italiani Guido Bertola ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por në një gjendje të rënduar psikologjike.