Kompania e fluturimeve “Ernest” që prej kohësh reklamon linja të lira për udhëtimet nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas ende nuk po duket në horizont me fluturimet e premtuara A319 Ernest.
Sipas sitit italian “Italiavola”, nga fluturimet e A319 Ernest nuk ka asnjë gjurmë, ndonëse data shënon 11 Dhjetorin, ndërkohë që parashikohej fluturimi i parë nga Malpensa në fund të muajit nëntor.
Njekohesisht rezervimet vazhdojnë, por tashme të spostuara nga fundi i Nëntorit per në prag të festës së Krishtlindjeve, ndërkohë që një pjesë e tyre janë anuluar.
Natyrisht beteja me Blu-express.com dhe Albawings është e ndezur. Fluturimet e këtyre kompanive ajrore janë të rregullta, madje duke shtuar edhe linja të reja si Treviso, Firenze e Rimini.