Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Dibrës pas vënies në pranga të një autori të dyshuar për tentativë vrasje.
28 vjeçari Ledion Kurtdeda me banim në Peshkopi, ishte përgatitur për kryerjen e një krimi kundrejt një grupi të tjerë personash , për motive të dobëta.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu “Shotgan”, 10 fishekë të kalibrit 12 si dhe mjetin tip Benz me të cilin ai lëvizte.
Mbi Kurtdedën rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje./a.h