Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.
Mësohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 47-vjeçari Nikola Ikonomi, i cili nga bashkëfshatarët e tij njihej dhe me emrin Laver Tozaj, por që i kishte ndërruar identitet.
Ekzekutimi i 47-vjeçarit ndodhi në fshatin Resulaj të Selenicës, ku është qëlluar me tre plumba nga një armë zjarri tip pistoletë pranë banesës së tij.
Ai u transportua menjëherë për në spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Nga të dhënat, bëhet me dije se viktima ishte i pa punë prej disa kohësh dhe nuk njihej si njeri problematik.
Ndërkohë, policia ka blinduar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.