Një 23 vjeçar me banim në Paskuqan të Tiranës është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Policinë Fier.
Arrestimi i tij u bë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, në vendin e quajtur “24 Orëshi”, teksa drejtonte mjetin fuoristradë tip “BMW X5”, me targë AA 665 KA, në drejtimin Tepelenë-Levan.
Brenda mjetit të tij u konstatuan 9 shtetas sirianë, nga të cilët 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë.
Shtetasit sirianë ju dorëzuan shërbimeve të policisë së Vlorë.