Një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, u kap nga policia italiane në Cefalù të Siçilisë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.
40-vjeçari është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Tiranës për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në fillim të viteve 2000, kur ai ekzekutoi një person pas një grabitjeje dhe që atëherë fshihej në Itali me një identitet të rremë.