Policët e kontrollit në aeroportin e Fiumiçinos në Itali kanë mbetur gojëhapur kur kanë kontrolluar bagazhet e një udhëtari.
Shtetasi gjerman është ndaluar në terminalin Nr.1 të aeroportit.
Gjatë kontrollit ai nuk ka shfaqur aspak shenja nervozizmi, edhe në çastin kur nga çanta e dorës ka nxjerrë një kafkë.
Sipas informacioneve ajo nuk ishte një riprodhim kafke, por një e vërtetë njerëzore.
Personi në fjalë ka thënë se e ka blerë të përdorur në një tezgë, gjë e cila i është dashur për kërkime shkëncore.
Shtetasi gjerman u ka thënë policëve se ishte pedagog dhe jepte mësime në universitet.
Sipas mediave italiane, mësohet se ai e kishte blerë për 50 euro në një tezgë në rrugën, “Xhulia” në zemër të Romës.
Po nga të njëjtat burime, mësohet se kafkës i mungonte nofulla e poshtme, e cila i është dorëzuar policisë shkencore për ekzaminime të mëtejshme, që do përcaktojnë moshën dhe prejardhjen e saj.