Një shtetas francez është gjendur i pajetë në banesën e tij me qira. Shtetasi i huaj është rreth 55 vjeç dhe banonte në katin e 5-të të pallatit në lagjen Rilindja të qytetit të Vlorës.
Sipas policisë mendohet se viktima kishte rreth 3 ditë që ka ndërruar jetë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
55-vjeçari është gjetur në banesë nga pronari i saj, i cili ka mbërritur nga Tirana pasi viktima nuk i ishte përgjigjur në telefon.