Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kishin ndërtuar “shtëpi bari” në hotelin e braktisur në Skoci, burg për 4 shqiptarët

2023/06/17 at 7:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kishin ndërtuar “shtëpi bari” në hotelin e braktisur në Skoci, burg për 4 shqiptarët

Katër të rinj shqiptarë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar janë burgosur pasi u kapën duke punuar në një fermë kanabisi të ndërtuar në një hotel të braktisur në Aboyne.

Sipas mediave të huaja, në gjykatë u tha se punonin si “kopshtarë” për të kultivuar drogë për të shlyer borxhet ndaj bandave të krimit të organizuar.

Gazeta skoceze The Press and Journal, ka bërë të ditur emrat e shqiptarëve të dyshuar për këtë veprimtari kriminale: Fabio Marku, 28 vjeç, Arjel Leshi, 24, Gelvis Xhepa, 26 vjeç dhe Donald Xhepa, 29 vjeç.

Të 4 shqiptarët u arrestuan prej 16 janar të këtij viti kur dhe u zbulua ferma e kanabisit, prodhimi i së cilës nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 400 mjijë paund.

Policia konfirmoi se nuk bëhej fjalë për trafik njerëzor dhe se të katër burrat zgjodhën të punonin në fermën e kanabisit me vullnetin e tyre të lirë.

Operacioni i paligjshëm u zbulua nga një arkitekt i cili kishte shkuar për të kryer disa punime në hotelin e braktisur. Ai kishte zbuluar se bravat e godinës ishin ndërruar dhe më pas kishte parë dhe bimë kanabisi. Menjëherë kishte njoftuar policinë e cila kishte gjetur shqiptarët në një nga dhomat e hotelit  me 50 dhoma gjumi.

Avokati mbrojtjës i Fabio Markut i tha gjykatës se klienti i tij kishte hyrë ilegalisht dhe se kur i ishte ofruar punësimi në Skoci kishte një borxh prej 15 mijë eurosh.

“Për shkak të situatës në të cilën u gjend, ai e pranoi atë mundësi punësimi,” tha Patrick Brelhany.

Tre të arrestuarit e tjerë nuk kishin asgjë për të thënë në atë kohë. Të dy prej tyre u deklaruan fajtorë për një akuzë të vetme, shpërndarje e lëndëve narkotike.

520 bimët e vogla narkotike arrinin vlerën 220 deri në 810 £ secila në tregun e zi. Së bashku ato mund të shkonin në një vlerë 114,400 deri në 421,200 £ në maturim të plotë.

Më 17 janar të këtij viti, Gjykata dënoi secilin nga katër burrat me dy vjet burg./Opinion.al

Etiketa: arrestimKanabismbreteri e bashkuarshqiptare

Ju sugjerojmë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Para
Salt Bae, falimenton restoranti i Nusretit në Nju Jork

Salt Bae, falimenton restoranti i Nusretit në Nju Jork

DASH për punën e SPAK: Ka arrestuar ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe prokurorë

DASH thirrje Serbisë për herë të dytë: Liro menjëherë 3 policët e Kosovës

Parlamenti Evropian miraton ligjin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale

Parlamenti Evropian miraton ligjin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale

TE FUNDIT

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
10 Shkurt, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
10 Shkurt, 2026

Mbreti Charles III është gati të ofrojë mbështetje për policinë britanike ndërsa shqyrton akuzat kundër vëllait të tij Andrew Mountbatten-Windsor....

Lexo më shumë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com