Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë i kanë shkuar në ndihmë 5 personave që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg me mjetin e tyre lundrues skaf në plazhin e Zhapovelit të Karaburunit.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë Kufitare ku kanë shkuar në ndihmë 5 shtetasve të cilët ndodheshin në mjetin lundrues i cili kishte pësuar defekt
Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport.