Pesë turistë çekë janë ndihmuar nga një efektivët të policisë të Komisariatit të Policisë Pogradec, pasi kishin humbur rrugën.
Gjatë kontrollit të territorit, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Zgallë, njësia administrative Velçan, 5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar këtë zonë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.
Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike. Turistët çekë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.