Kishat katolike në Shqipëri do të rifillojnë aktivitetin e tyre fetar pas pezullimit nga situata e COVID-19. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.
Në vendimin nr. 26/20 thuhet se pasi u dëgjuan të gjitha mendimet e ipeshkëvinjëve e duke marrë parasysh rrethanat e krijuara u vendos “të rifillojë në të gjithë territorin e Shqipërisë aktivitetet fetare të pezulluara me dekretin e datës 12 mars 2020, sidomos kremtimet liturgjike publike, duke vlerësuar edhe ambjentet e jashtme e po ashtu duke mbajtur parasysh udhëzimet e Ipeshkvinjëve të çdo dioqeze dhe masat e duhura të dhëna nga ekspertët”.
“Duke falenderuar Hyjin për përmirësimin e situates vazhdojmë të lusim Zotin që situata të shkojë drejt normalitetit tërësor.”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Konferencës Ipeshkvore. /Opinion.al