Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina refuzon telefonatën nga SHBA, thotë se “atmosfera nuk është e përshtatshme”

2023/02/10 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kina refuzon telefonatën nga SHBA, thotë se “atmosfera nuk është e përshtatshme”

Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një telefonatë nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, pas rrëzimit të balonës së pretendruar spiune kineze, duke thënë se SHBA-të “nuk kanë krijuar atmosferë të duhur për dialog”.

Veprimi i SHBA-së “ka shkelur seriozisht normat ndërkombëtare dhe ka krijuar një precedent shkatërrues”, u citua të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë kineze Tan Kefei të enjten mbrëma.

“Duke pasur parasysh se kjo qasje e papërgjegjshme dhe seriozisht e gabuar nga SHBA-të nuk krijoi atmosferën e duhur për dialog dhe shkëmbime të informacioneve mes dy ushtrive, Kina nuk e pranoi propozimin e SHBA-së për një telefonatë mes dy ministrave të mbrojtjes”, tha Tan.

Kina, shtoi Tan, “rezervon të drejtën për të përdorur mjetet e nevojshme për t’u marrë me situata të ngjashme”.

Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që Uashingtoni tha se ishte një balonë kineze e spiunazhit, por që Pekini tha se ishte një anije shkencore civile, që aksidentalisht kishte fluturuar jashtë drejtimit për shkak të motit.

Pasi shprehu fillimisht “keqardhje” për incidentin, retorika e Kinës është ashpërsuar ditët e fundit pasi Byroja Federale e Hetimit (FBI) mblodhi mbeturinat nga vendi i rrëzimit në ujërat territoriale të SHBA-së në brigjet e Karolinës së Jugut dhe i dërgoi ato në laboratorin e FBI-së në Virxhinia për hetimi.

Pekini tha reagimi i SHBA-së ishe “i tepruar”.

Ministria e Jashtme e ka cilësuar veprimin “të papërgjegjshëm” dhe i quan pretendimet e SHBA se po spiunonin “pjesë të luftës së informacionit të palës amerikane kundër Kinës”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin kishte kërkuar të shtunën të diskutonte çështjen e balonës me homologun e tij kinez, Wei Fenghe, por kjo u refuzua nga Kina, njoftoi Pentagoni.

Në vazhdën e incidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, anuloi udhëtimin e planifikuar në Pekin këtë javë, vizitë që kishte dhënë shpresë që do të ndihmonte në stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në dekada./REL

Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Para
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Mijëra njerëz ofrohen të birësojnë beben e lindur nën rrënoja në Siri

Mijëra njerëz ofrohen të birësojnë beben e lindur nën rrënoja në Siri

Masa ndaj 2 personave në qeverinë serbe për shkak të cilësimit të Kosovës si Republikë

Masa ndaj 2 personave në qeverinë serbe për shkak të cilësimit të Kosovës si Republikë

TE FUNDIT

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
30 Maj, 2025

Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e...

Lexo më shumë

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
30 Maj, 2025

Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të...

Lexo më shumë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com