Për herë të parë që prej dhjetorit, në Kinë nuk raportohen raste të reja me koronavirus.
Rastet e fundit të konfirmuara janë 34 persona ditën e mërkurë. Por edhe ato janë raste të ardhur nga jashtë.
Në Kinë aktualisht janë vetëm 7,305 persona ende të infektuar dhe që po trajtohen nga COVID-19.
Ata janë drejt shërimit nga virusi dhe janë drejt zhvillimit të një vaksine e cila thuhet se do të testohet gjatë prillit.
3,245 persona humbën jetën në Kinë si pasojë e COVID-19, ndërsa 70,423 u shëruan. /Opinion.al