Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kina përndjek amerikanët përmes platformave online”

2023/11/14 at 4:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kina përndjek amerikanët përmes platformave online”

Ata janë në tokën amerikane, mijëra kilometra larg nga Pekini, por sërish po përndiqen dhe ngacmohen nga qeveria e Kinës. Gazetarja Xhiajang Fan thotë se ishte pushtuar nga mesazhet kërcënuese.

Ajo është bërë shënjestër e kërcënimeve online që kur mbuloi protestat pro demokracisë në Hong Kong, katër vite më parë. Më shumë se 12 mijë mesazhe në “Twitter” e quajnë atë tradhtare.

Është një përpjekje e koordinuar me llogari false dhe anonime dhe kjo fushatë konsiderohet një kamuflazh i spiunëve.

“Nga përmasat mund të themi se është rrjeti më i madh i dezinformimit në botë”, tha Darren Linvill, profesor në universitetin Clemson.

Profesori Linvill ka gjurmuar spiunët e kamufluar prej vitesh, por vetëm tani ka zbuluar se fushata e gjerë të dezinformimit është e lidhur me qeverinë e Kinës. “Mijëra e mijëra mesazhe përsëriten vazhdimisht”, u shpreh ai.

Shqyrtimi nga CNN i dokumenteve të gjykatës, raportimeve në rrjetet sociale dhe intervistave me viktimat, zbulojnë një fushatë masive frikësimi nga qeveria kineze, që shënjestron njerëzit në tokën amerikane.

“Më kërcënuan se do të më vrisnin nëse nuk mbyllja llogarinë në YouTube”, tha Jiajun Qiu, ish-profesor në Kinë, rezident në SHBA.

Ai publikoi video pro demokracisë duke kritikuar qeverinë kineze nga zyra e tij në Virxhinia, duke iu përgjigjur kështu mijëra postimeve kërcënuese.

Një fushatë e gjerë frikësimi, në të cilën janë përfshirë edhe artistë për të krijuar ilustrime origjinale për të përndjekur viktimat.

“Është një përpjekje e sofistikuar. Jam i tronditur nga numri i platformave ku ne i ndeshim këto përmbajtje”, tha Linvill.

Departamenti amerikan i drejtësisë thotë se disa nga njerëzit që qëndrojnë pas kësaj fushate frikësimi janë policë të Kinës. Por një zëdhënës i ambasadës së Pekinit në SHBA tha se këto akuza të drejtësisë amerikane janë të fabrikuara dhe motivuara politikisht pasi pretendon se nuk ka prova konkrete.

Aktivisti Chen Pokong thotë se gjatë pandemisë organizoi një takim në zoom me mbështetës të demokracisë, në të cilin kishin hyrë dhe oficerë policie të Kinës duke e mbyllur sinjalin. Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron se qeveria kineze po shpenzon miliarda dollarë çdo vit për të manipuluar informacionet jashtë vendit. Nëse kjo nuk kundërshtohet mund t’i japë një formë të re panoramës globale të informimit.

“Gjaku i një partie komuniste është propaganda”, tha James Rubin, përfaqësues special i DASH.

Ju sugjerojmë

Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon
Rajoni

Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

30 Maj, 2025 7:28 pm
Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin
Bota

Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin

30 Maj, 2025 7:03 pm
OKB: E gjithë popullsia në Gaza është në rrezik nga zia e bukës
Bota

OKB: E gjithë popullsia në Gaza është në rrezik nga zia e bukës

30 Maj, 2025 6:51 pm
Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
Kryesore

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

30 Maj, 2025 6:37 pm
Huthit paralajmërojnë sulme ndaj avionëve të linjave izraelite me civilë
Bota

Huthit paralajmërojnë sulme ndaj avionëve të linjave izraelite me civilë

30 Maj, 2025 6:34 pm
Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e “grave të pabindura”
Bota

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e “grave të pabindura”

30 Maj, 2025 6:14 pm
“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë
Aktualitet

“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë

30 Maj, 2025 6:11 pm
Salmonelë në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit nga….
Aktualitet

Salmonelë në Gramsh, AKU: Vezët u kontaminuan në ambientet e kopshtit nga….

30 Maj, 2025 5:45 pm
Vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori: E godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën
Bota

Vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori: E godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

30 Maj, 2025 5:41 pm
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Bota

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

30 Maj, 2025 5:03 pm
Para
VIDEO/ Izraeli pretendon se zbuloi tunelin e Hamasit që del në spitalin e fëmijëve Al Radisi

VIDEO/ Izraeli pretendon se zbuloi tunelin e Hamasit që del në spitalin e fëmijëve Al Radisi

Viti i Ri Hebre, Rama uron komunitetin hebre:Historia e dy popujve, respekt i ndërsjelltë

Rama: Shqipëria, në rrugën e duhur për të rrëmbyer titullin e “Mbretëreshës së Turizmit 2024’’

Vuçiç takon Lajçak: Do të respektojmë marrëveshjet e dialogut Kosovë-Serbi

Vuçiç takon Lajçak: Do të respektojmë marrëveshjet e dialogut Kosovë-Serbi

TE FUNDIT

Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon
30 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin...

Lexo më shumë

Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin

Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin
30 Maj, 2025

Këshilli i qytetit të Barcelonës votoi për të ndërprerë marrëdhëniet institucionale me qeverinë izraelite dhe marrëveshjen e miqësisë me qytetin...

Lexo më shumë

OKB: E gjithë popullsia në Gaza është në rrezik nga zia e bukës

OKB: E gjithë popullsia në Gaza është në rrezik nga zia e bukës
30 Maj, 2025

Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, thanë Kombet e Bashkuara më 30 maj, duke paralajmëruar se e gjithë...

Lexo më shumë

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së

Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
30 Maj, 2025

Kërkesat e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar kutitë e votimit në qarqet Tiranë e Durrës u rrëzuan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com