Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina ndërton më shumë anije se sa Shtetet e Bashkuara

2025/03/14 at 6:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kina ndërton më shumë anije se sa Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara thonë se Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare dhe sfida më e madhe për ushtrinë amerikane në përpjekjet për të mbrojtur statusin e forcës ushtarake më të madhe dhe më vdekjeprurëse në botë. Por, ndërkohë që marina kineze vazhdon të rritet, numri i anijeve të flotës amerikane po zvogëlohet.


Marina amerikane ka 296 anije. Mijëra kompani prodhojnë pjesët e tyre dhe i mirëmbajnë ato. Mes tyre është edhe kompania Fairbanks Morse Defense, prodhuesi më i madh i motorëve në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut.

Presidenti i kësaj kompania, George Whittier tha për Zërin e Amerikës se 90% e biznesit të kompanisë është i lidhur me marinën amerikane ose Rojen Detare.

Kompania, tha ai, priste që madhësia e flotës së marinës të rritej për të përmbushur objektivat e strukturës së Forcave Detare, që rriten çdo vit.

Por vitet e fundit, flota e marinës amerikane është zvogëluar. Buxheti i vitit të kaluar financoi prodhimin e vetëm gjashtë anijeve të reja të marinës, ndërsa ajo nxorri nga funksioni 15 anije të vjetëra të flotës së saj.

“Planet për buxhetin e vitit 2025, fillimisht parashikonin ndërtimin e 10 anijeve të reja, por tani do të kërkohet ndërtimi i vetëm gjashtë anijeve të reja dhe nxjerrja nga funksioni i 19 anijeve të vjetra. Pra, kjo do të thotë 13 anije më pak për flotën amerikane”, thotë George Whittier nga kompania Fairbanks Morse Defense.

Marina e Shteteve të Bashkuara konsiderohet ende më e fuqishmja në botë, por numri i anijeve të marinës amerikane është në rënie krahasuar me ato të Kinës. Sipas Pentagonit, këtë vit ushtria kineze pritet të ketë mbi 400 luftanije.

“Është shumë zhgënjyese dhe shumë sfiduese të jesh furnizues. Ata po rrisin me shpejtësi madhësinë e marinës së tyre dhe ne jemi lënë mënjanë në një kohë kur ne kemi nevojë të ndërtojmë më shumë anije”, thotë George Whittier nga kompania Fairbanks Morse Defense.

Admirali Jim Kilby, shef në detyrë i Operacioneve Detare, është dakord me këtë vlerësim.

“Për një kohë të gjatë, ne kemi kërkuar një marinë më të madhe.”

Por ai thotë se nuk ka pasur buxhet për të zëvendësuar të gjitha anijet dhe nëndetëset e vjetëruara, aq më pak për të rritur numrin e tyre.

“Kur marrim fonde për ndërtimin e një anijeje të re, ne zakonisht zëvendësojmë një anije të vjetër, sepse mirëmbajtja e anijeve të vjetra është më e shtrenjtë dhe më e vështirë”, thotë ai.

Zoti Whittier thotë se mungesa e rritjes nuk po ngadalëson vetëm industrinë e mbrojtjes detare, por po dëmton edhe zinxhirin e furnizimit.

“Mijëra furnizues janë detyruar të mbyllin bizneset e tyre dhe ky është një rrezik real. Mora një njoftim nga njerëzit në kompaninë Electric Boat që prodhon nëndetëse, ku thuhet se ata kishin identifikuar rreth 350 furnizues kritikë, zëvendësimi i të cilëve do të ishte i vështirë në rast se ata mbyllen”, tha ai.

Kompania Fairbanks Morse Defense është një nga furnizuesit më të mëdhenj të nëndetëseve amerikane dhe kompania e vetme që ofron motorët më të mëdhenj, që përdoren për luftëanijet amfibe të ushtrisë.

Çdo motor ka përmasat e një autobusi të vogël.

“Duhet të kemi dy furnizues motorësh. Por duke marrë parasysh se marina ndërton vetëm gjashtë anije në vit, është e vështirë madje të mbahet një furnizues motorësh”, thotë ai.

Ky problem ka nxitur Presidentin amerikan të marrë masa, duke shpallur këtë muaj hapjen e një zyre të re në Shtëpinë e Bardhë kushtuar tërësisht ndërtimit të anijeve.

“Ne kemi ndërtuar kaq shumë anije. Ne nuk prodhojmë shumë tani, por shumë shpejt do ta bëjmë këtë”, tha Presidenti Trump.

Kongresi pritet të rrisë buxhetin e ushtrisë për të eliminuar mangësitë e saj në ndërtimin e anijeve.

Ndërsa shumica e anijeve të prodhuara në Shtetet e Bashkuara janë për ushtrinë e saj, senatori Mark Kelly tha për Zërin e Amerikës se gjendja e industrisë amerikane të prodhimit të anijeve komerciale është edhe më e rëndë.

“Nga 10,000 anije që kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore kemi rënë në 85 sot. Pra, në rast emergjence, në rast të një konflikti me një armik të afërt, ne jemi mjaft të kufizuar në marrjen e të gjitha masave për dërgimin e furnizimeve, pajisjeve dhe trupave përtej oqeanit”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara ndërtojnë rreth pesë anije tregtare në vit. Kina ndërton më shumë se 1000.

“Ata kanë një kantier detar, vetëm një kantier detar, që është më i madh se të gjitha kantieret tona së bashku. Ata mund t’i ndërtojnë ato shumë, shumë shpejt, dhe ne thjesht nuk e bëjmë më këtë.”

Senatori Kelly në dhjetor prezantoi projektligjin dypartiak të quajtur Akti i Anijeve për Amerikën. Projektligji synon të rrisë flotën e anijeve komerciale të Shteteve të Bashkuara me 250 anije në 10 vjet, gjë që do të rriste gjithashtu zinxhirin e furnizimit për anijet ushtarake.

“Shumë nga pjesët që përdoren për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje amerikane, disa përdoren edhe për ndërtimin e anijeve të mallrave.”

Udhëheqësit e industrisë së mbrojtjes thonë se mirëpresin përpjekjet për t’i dhënë përparësi ndërtimit të anijeve për t’i bërë konkurrencë Kinës dhe paralajmërojnë se mosveprimi do të vendoste Shtetet e Bashkuara edhe më mbrapa në të ardhmen.

Plani i fundit i marinës për ndërtimin e anijeve e rrit flotën e saj në 380 anije deri në vitin 2040, sërish shumë më pak se numri i anijeve të marinës kineze sot./ VOA



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Rubio reagon pas takimit të Putin me të dërguarin e posaçëm të Trump: Nëse koordinohemi mund ta zgjidhim konfliktin shumë shpejt

Rubio reagon pas takimit të Putin me të dërguarin e posaçëm të Trump: Nëse koordinohemi mund ta zgjidhim konfliktin shumë shpejt

Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

Kur mund të hiqet Karta e Gjelbër? Ja arsyet e humbjes së statusit të banorit të qëndrueshëm

Kur mund të hiqet Karta e Gjelbër? Ja arsyet e humbjes së statusit të banorit të qëndrueshëm
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com