Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina dhe Rusia forcojnë lidhjet në fushën e mbrojtjes gjatë bisedimeve “thelbësore”

2024/10/15 at 6:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina dhe Rusia forcojnë lidhjet në fushën e mbrojtjes gjatë bisedimeve “thelbësore”

Rusia dhe Kina zhvilluan bisedime, siç shprehen të dyja palët, “thelbësore” për të forcuar lidhjet në në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, tha ministri i Mbrojtjes së Rusisë të martën, ndërsa Moska dhe Kina çimentojnë partneritetin “pa kufij” dhe forcojnë kritikat ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjeruar ndikimin në Azi.


“Institucionet ushtarake të Rusisë dhe Kinës janë të bashkuara në vlerësimin e zhvillimeve botërore dhe ndajnë ide të përbashkëta se çfarë duhet bërë lidhur me gjendjen aktuale”, thuhej në një postim të ministrisë së Mbrojtjes ruse në aplikacionin Telegram, që citonte ministrin Andrei Belousov.

Ministri rus i Mbrojtjes Belousov u takua me nënkryetarin e komisionit qendror ushtarak të Kinës, Zhang Youxia për bisedime, të cilësuara nga të dyja palët si “shumë thelbësore”.

Ministri i Mbrojtjes së Kinës tha pas takimit se të dyja palët shpresojnë që të thellojnë dhe zgjerojnë marrëdhëniet ushtarake dhe të vazhdojnë shkëmbimet e nivelit të lartë.

Vizita e zotit Belousov në Kinë zhvillohet ndërsa ushtria e Kinës u zotua të kryejë veprime të tjera ndaj Tajvanit, në rast se është e nevojshme, pasi kreu stërvitje ushtarake një ditore (pranë Tajvanit), që tha se ishin paralajmërim ndaj “akteve separatiste”. Manovrat ushtarake u dënuan nga Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara.

Kina dhe Rusia shpallën “partneritet pa kufij” në shkurt të vitit 2022 gjatë vizitës në Pekin të Presidenti Vladimir Putin, tre javë para se ai të niste sulmin në shkallë të gjerë ndaj Urainës.

Në maj të këtij viti, udhëheqësi rus Putin dhe ai kinez Xi Jinping u zotuan për një “epokë të re” të partneritetit të dy kundërshtarëve më të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara.

Udhëheqësit Putin dhe Xi ranë dakord gjithashtu të thellojnë “partneritetin e tyre strategjik”, tha zoti Belousov, pa dhënë më shumë hollësi, duke shtuar se kishte besim se në të ardhmen i pret një “punë e frytshme dhe miratimi i vendimeve të rëndësishme”.

Rusia tha javën e kaluar se qëndron në krah të Kinës për çështjet aziatike, duke përfshirë kritikat ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjeruar ndikimin e tyre dhe ato që Moska i quan si “përpjekje të qëllimshme” për të ndezur situatën përrreth Tajvanit.

Shtetet e Bashkuara thonë se Kina po mbështet përpjekjet e Rusisë për luftën në Ukrainë duke e furnizuar me të ashtuquajturat mallra me përdorim të dyfishtë, duke përfshirë pajisje të vogla elektronike, që mund ta ndihmojnë Moskën për ndërtimin e armëve. Kina thotë se nuk i ka ofruar armatim asnjërës palë dhe se tregtia normale me Rusinë nuk duhet të ndërpritet apo kufizohet./VOA



Ju sugjerojmë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Para
Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të dënimit, reagon Ervin Salianji

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të dënimit, reagon Ervin Salianji

Ilir Meta viziton Salianjin në burgun e Fierit: Krenar për heronjtë e fjalës së lirë!

Ilir Meta viziton Salianjin në burgun e Fierit: Krenar për heronjtë e fjalës së lirë!

Plagosja në Vorë, reagon policia: Tre persona mbetën të plagosur, një me armë dy me sende të forta

Plagosja në Vorë, reagon policia: Tre persona mbetën të plagosur, një me armë dy me sende të forta
















TE FUNDIT

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe...

Lexo më shumë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com