Kim Kardashian është një nga fytyrat më të komentuara nga bota e showbizit.
Për daljet e saj publike kujdeset grimeri me prejardhje shqiptare, Mario Dedivanovic, i cili grimon edhe shumë yje të tjerë botërore.
Mario sot feston ditëlindjen, padyshim që një urim shumë të veçantë ai e mori nga Kim Kardashian.
Ajo ka publikuar disa imazhe të realizuara ndër vite, ndërsa shkroi fjalë zemre për të.“Urime ditëlindjen i pari dhe i vetmi im Mario Dedivanovic. Të dua përtej asaj që një postim në instagrammund ta tregojë”, ka shkruar ajo.