Linja e ardhshme e kozmetikës së Kim Kardashian do të përfshijë një kuti konturash. Gjatë një interviste në prapaskenat në Samitin e Gruas të Forbes, ajo tregoi çfarë duhet të presim nga marka e saj e re e bukurisë.
“Beauty by KKW” do të prezantohet më 21 qershor, ndërsa kompleti përfshin “highlighter” dhe një furçë të dyfishtë e përshtatshme për ta përhapur atë. Këta 13 “concealers” do të mbulojnë çfarë do që keni në fytyrë, ndërsa maskara do të jetë më e mira e të gjitha kohërave.
“Shpresojmë se çdo muaj do të kemi një lansim të një produkti. Unë jam duke u fokusuar në lëkurë, dhe kontura, dhe të gjitha gjërat e mia më të preferuara do të vijnë shpejt” tha ajo.
Kim shpjegoi se krijimi i linjës së saj të kozmetikës ishte diçka që ajo dhe grimeri i saj Mario kishin menduar për një kohë të gjatë, veçanërisht pasi zbuluan produktet e saja të preferuar gjatë viteve.