Që ajo është muzë frymëzimi për të gjitha femrat kjo është mëse e sigurt. Bëhet fjalë për sex simbolin, Kim Kardashian e cila çdo që veshë apo që provon është e sigurt që do t’ja kopjojnë.
E njëjta gjë ndodhi edhe me look-un e saj. Menjëherë sapo Kardashian u bë bionde frymëzoi edhe këngëtaret shqiptare. Fillimisht ishte Elvana Gjata ajo që guxoi e para të ndryshonte pamjen dhe biondja më e re që i është bashkuar grupit, është Nora Istrefi.