Shumë këngëtarë përdorin emrin e vërtetë por ka edhe nga ata që përdorin emër artistik sepse kanë dëshirë të identifikohen në bazë të saj.
Mirëpo paska edhe nga ata artistë që nuk e ditkan se nuk duhet të përdorësh emrin artistik të një artisti tjetër. Nuk e dimë nëse po bëjmë mirë që i themi artist. Ai ka publikuar një këngë nën titullin “In My Zone”, dhe ka zgjedhur të mbajë emrin e këngëtares së suksesshme Kida.
Ndoshta nuk i pëlqen emri i tij, ose e ka menduar me zgjuarsi, pasi pretendon të tërheqë vëmendje duke përdorur emër tjetër.
I kontaktuar nga intv.al menaxheri i Kidës dhe në të njejtën kohë edhe i ON Records ka deklaruar se:
Një artist duhet të ketë identitetin e tij, dhe është një gabim i madh të përdorësh emrin e një artisti tjetër. Kemi në plan ta çojmë këtë shkelje deri në gjykatë, për këtë përdorim jo ligjor të një emri artistik”.