Pasi partneri i saj Tristan e tradhtoi me një striptiste ditëve të fundit të shtatëzanisë Khloe u shfaq e dëshpëruar.
Ajo për një periudhë të konsiderueshme kohe qëndroi larg vëmendjes së medieve rozë duke e gjetur qetësinë tek vogëlushja e saj True.
Më pas na tregoi se raporti me partnerin e saj Tristan ishte normalizuar. Kjo u vu në dukje pas daljeve së bashku në publik dhe fotografive të ndara . Por ja që mesa duket kjo histori tradhëtish vazhdon akoma të ngjallë dyshime.
E gjitha kjo mund të thuhet pas një shkrimi që Khloe ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
“Mos u ndjeni keq që morët një vendim për jetën tuaj që mërzit të tjerët. Nuk je përgjegjëse për lumturinë e të tjerëve. Je përgjegjëse për lumturinë tënde. Çdokush që do që ti të jetosh në mjerim për lumturinë e tyre, si fillim nuk duhet as të jetë në jetën tënde.”, shkruan Khloe në statusin e saj.
Të gjithë mendojnë që ky është një mesazh i koduar per Tristanin dhe mendohet se çifti i ka dhënë fund lidhjes sepse sado mundohej Khloe se kapërdiu dot tradhëtinë e tij.