Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto ishin lidhjet më të bujshme të 2018-ës në showbiz-in shqiptar

2019/01/02 at 5:36 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Këto ishin lidhjet më të bujshme të 2018-ës në showbiz-in shqiptar

Ky vit ishte i mbushur me dashuri të reja dhe shumë celebrime. “Iconstyle.al” risjell në vëmendje të gjitha lidhjet e reja ose ato që u zbuluan gjatë 12 muajve të 2018-s. Disa prej tyre ende nuk e kanë pranuar romancën, madje disa e kanë mohuar. Ne kujtuam plot 7 çifte:


Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani

Pavarësisht se kanë dy vite bashkë, Fatma dhe Alfio vendosën që ta bënin publike lidhjen vetëm më 8 tetor të këtij viti me foton më lart. Ata kanë treguar se janë prezantuar te familjet e njëri-tjetrit dhe duket se gjithçka po bëhet serioze.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Prej disa muajsh Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj po përfliten për një lidhje dashurie, mirëpo asnjëri prej të dyve nuk e pranoi kurrë publikisht deri më 17 dhjetor. Ishte eventi “Op Labi party 2019” i organizuar në Kosovë ku Eni dhe Genci u shfaqën duke hyrë të kapur për dore dhe Genci pranoi për herë të parë lidhjen e dashurisë. “Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”, u shpreh reperi për emisionin “1 Kafe me Labin”.

Fero dhe Arbenita Ismajli

Fero po shijon një romancë me modelen seksi Arbenita Ismajli dhe lidhja u vërtetua falë postimeve në Instagram. Postimet e secilit në rrjetet sociale konfirmuan se Fero dhe Arbenita janë çifti më i ri i shoëbiz-it në tetor të 2018-s. Fotot e publikuara nga e njëjta vendndodhje dhe komentet në postimet e njëri-tjetrit zbuluan lidhjen e çiftit.

Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola

Që nga pjesëmarrja e saj në festivalin “Kënga Magjike”, Kejsi Tola nuk pushonte me falënderimet për kompozitorin e këngës, pra për Flori Mumajesin. Në “E diela Shqiptare” më 9 dhjetor, teksa shprehte vlerësimin ndaj tij, Flori u përgjigj: “S’ka problem, më ke mua”.

Të gjithë mbetëm pa fjalë, kur Flori nuk e la vetëm dhe vrapoi drejt saj të vallëzonte në skenën e “E diela Shqiptare”. Vështrimet që ata i hidhnin njëri-tjetrit gjatë vallëzimit, dukeshin aq të ngrohta si të ishin të dashuruar. Nuk mbaron me kaq, këngëtari publikoi foton ku kapeshin dy duart e tyre, ndërsa lart shkruhej një pjesë e tekstit të këngës.

Flori gjithashtu publikoi në “Insta Story” një foto të Kejsit, duke buzëqeshur nga studio, të cilën e shoqëron me emoji-n e një zemre.

Mediat online raportuan në dhjetor se, çifti kishte rreth gjashtë muaj së bashku dhe janë treguar tejet diskretë. Nga ana tjetër, fakti që ata nuk reagojnë për lajmet në media, nënkupton se diçka po kurdiset. Deri më tani askush nuk ka konfirmuar asgjë!

MC Kresha dhe Evi Reçi

“Iconstyle.al” zbuloi më 26 dhjetor se reperi nga Kosova, MC Kresha është në një lidhje me një këngëtare të njohur shqiptare: Evi Reçin! Burime për “iconstyle.al” u shprehën se, ata kanë vendosur që ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut dhe pavarësisht se MC Kresha jeton në Kosovë dhe Evi Reçi në Itali, marrëdhënia e tyre thuhet se i mbijetoi distancës. Pasi lajmi u publikua, ishte vetë këngëtarja që vendosi të reagonte për “iconstyle.al” duke përgënjeshtruar faktin që mes tyre ka një lidhje.

Në një prononcim për redaksinë tonë për marrëdhënien e saj me MC Kreshën, Reçi u shpreh: “Nuk e di si qarkulloi ky lajm, por di që nuk është i vërtetë. Një gjë e tillë nuk ekziston. Më duhet ta përgënjeshtroj”.

 

Kledi Bahiti dhe Krusita

Gjatë konkurrimit në “Kënga Magjike”, ku u vlerësua edhe me çmimin “Best Artist to Invest”, këngëtarja Krusita u përfol se është në një lidhje dashurie me kompozitorin e këngës Kledi Bahiti. Ata shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit në provat e “Kënga Magjike”, çka solli dyshimet se zërat janë të vërtetë. Mirëpo, në emisionin “Pop Culture” e pyetur nëse është në një lidhje, Krusita refuzoi të jepte një përgjigje. Këngëtarja e kaloi duke buzëqeshur pyetjen!

Albi Nako dhe Alba Hoxha

Dyshimet e para për lidhjen e tyre nisën në maj të 2018-s, por pavarësisht se kanë kaluar muaj askush prej tyre nuk e zyrtarizon lidhjen. Madje Albi dhe Alba e kanë mohuar lidhjen, duke u shprehur se janë vetëm kolegë, por mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Nga ana tjetër burime për “iconstyle.al” konfirmuan muaj më parë se, çifti është në prag të fejesës dhe familjet e tyre janë prezantuar me njëra-tjetrën.

Etiketa: florikejsikrusita


Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Rama bombardon PS e Vlorës: Ju merreni me llafe, LSI merr vota. Të rrëzohet miti “LSI të fut në punë”

Rama urim të veçantë për gjithë vlonjatët, pavarësisht bindjeve politike

Qeshni me lot/ Ja çfarë i ka bërë Diego Costa të vëllait (video)

Qeshni me lot/ Ja çfarë i ka bërë Diego Costa të vëllait (video)

“Vazhdo të luftosh Michael”, mesazhi në 49 vjetorin e kampionit të Formula 1

Bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen,një ditë para ditëlindjes së tij
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com