1. Mos e mendoni të ardhmen
Seppala thotë se ne vazhdimisht mendojmë se çfarë po bëjmë tani për t’i arritur qëllimet e së ardhmes, dhe nëse nuk mund t’i gjejmë përgjigjet, ne zhgënjehemi. Ne e vëmë veten shumë nën presion duke gjetur gjëra për të bërë, të cilat mund të rezultojnë në gjendjen emocionale dhe në kualitet të jetës. Ajo thotë se duhet të bëni atë që dëshironi, pa menduar se nëse ajo që po e bëni do të ndikojë në të ardhmen apo jo.
2. Mos u stresoni
Të gjithë punojnë shumë, për shkak se mendojnë se kjo është mënyra e vetme për t’u bërë i suksesshëm. Ankthi dhe frika janë situatat nëpër të cilat kalojnë njerëzit të cilët punojnë shumë për të arritur sukses. Stresi na mban gjallë, por studime të ndryshme kanë treguar se ai dëmton shëndetin tonë. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që i marrin gjërat shtruar kanë një jetë më të suksesshme.
3. Kontrollojeni energjinë tuaj
Kur punoni shumë, mësohuni ta kontrollin energjinë tuaj. Duke u qetësuar gjatë ditës, ju mësoni se si ta kontrolloni energjinë. Seppala thotë se ushtrimet e frymëmarrjes janë një pjesë e rëndësishme e jetës.
4. Kënaquni
Seppala e përshkruan lumturinë si një rrugë e papritur drejt suksesit dhe beson se ne mund ta arrijmë atë duke e kritikuar veten dhe duke pasur një qasje më ndryshe ndaj vetes. Të keni vetëbesim mund të ndikojë në fuqinë tuaj të brendshme, produktivitetin, shëndetin dhe nivele më të ulëta të stresit.
5. Keni dhembshuri për të tjerët
Dhembshuria jo vetëm që ju ndihmon në rrugën për të qenë të suksesshëm dhe të lumtur, por gjithashtu ka efekte të mira në shëndetin tuaj fizik dhe mental. Suksesi vjen nga kujdesi dhe interesimi, dhe mbajtja e një përgjegjësia për kolegët ashtu si për shokët. Mësojeni veten të bëheni më të mëshirshëm.