Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto dy vende treguan si fitohet beteja me Covid-19 pa bllokime të rënda

2020/04/21 at 7:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto dy vende treguan si fitohet beteja me Covid-19 pa bllokime të rënda

Tre muaj pas raportimit të rasteve të para të koronavirusit, Hong Kongu dhe Koreja e Jugut po i tregojnë shoqërive në të gjithë botën, se ka dritë në fund të tunelit.


Hong Kong të hënën nuk raportoi asnjë infeksion të ri me koronavirus, për herë të parë në gati dy muaj, ndërsa Koreja e Jugut njoftoi të dielën se kishte arritur në një nivel prej vetëm tetë infeksione të reja. Seuli ka thënë se ndërsa fushata e saj për distancimin shoqëror do të mbetet në vend deri në 5 maj, Koreja do të fillojë të lehtësojë kufizimet në godinat sportive dhe mbledhjet publike përfshirë shërbimet kishtare.

Një studim i Universitetit të Hong Kong-ut, që  arriti në përfundimin se kufizimet në qytetin kinez ishte të mjaftueshme për ngadalësimin e përhapjes së virusit, ka bërë që disa ekspertë të sugjerojnë disa kufizime që së shpejti mund të hiqen.

Ditën e hënë, Hong Kong kishte numëruar 1.023 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe katër vdekje që kur infeksioni i parë u raportua në 23 janar. Totali për Korenë e Jugut, pas raportimit të 13 rasteve të reja të hënën, qëndron në 10,647 raste të konfirmuara dhe 236 vdekje.

Ironia qëndron në faktin që në fillim, të dy qeveritë ishin përballur me kritika të ashpra për trajtimin e krizës. Deri tani të dy vendet po përballin sukses pa nevojën e bllokimeve të rënda që shihen në të gjithë globin .

Për shembull, në Francë, një vend ku dhe motoja kombëtare është “Liberté”- Liri, qytetarët kanë nevojë për leje për të dalë nga shtëpitë e tyre; ndërsa në Hong Kong dhe në Korenë e Jugut, njerëzit janë të lirë të ecin rrugëve dhe madje edhe të hanë nëpër restorante, megjithëse me disa kufizime në distancë.

Duke vënë në dukje këtë, disa kritikë perëndimorë që kanë qënë të pakënaqur nga përgjigjet e qeverive të tyre, kanë marrë përvojat e Hong Kongut dhe të Koresë së Jugut, si shembuj se si veprimet e shpejta qeveritare të organizuara mirë me regjimet e testimit, kanë mohuar nevojën për veprime më të ashpra, që mund të rezultojnë në rënie ekonomike. Por ndërsa veprimi i shpejtë i qeverisë, gjurmimi i të infektuarve dhe regjimet e organizuara mirë të testimit padyshim që kanë luajtur një rol, vëzhguesit gjithnjë e më shumë po sugjerojnë se ekziston një shtyllë tjetër suksesi: mendjet dhe sjelljet e qytetarëve.

Fuqia e njerëzve

Qytetarët koreanë dhe kinezë filluan të mbajnë maska ​​dhe të marrin masa të tjera paraprake, para se të lëshohej ndonjë udhëzim zyrtar nga qeveritë e tyre.  Vende si SH.B.A. nuk praktikuan distancim shoqëror derisa situata u bë mjaft e rëndë për vëmendjen e gjerë të publikut. Në Itali, ishte fushata “Milano nuk ndalet”, e cila inkurajoi baret të mbeten të hapura, ndërsa në Presidentin i SHBA, vazhdimisht deklaroi se vendi i tij nuk ishte “ndërtuar për t’u mbyllur”.

Të gatshëm të sakrifikojnë

Muajin e kaluar një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit Kombëtar të Seulit, zbuloi se 78.5 % e të anketuarve do të sakrifikonin të drejtën e tyre të privatësisë për të ndihmuar në parandalimin e një epidemie kombëtare.

Një tjetër arsye e suksesit të këtyre shteteve është përvoja e rajonit me epidemi të kaluara, si Sars në 2003, i cila infektoi 1,755 njerëz në Hong Kong dhe vrau 299, dhe Mers në 2015, që  infektoi 186 njerëz në Korenë e Jugut dhe vrau 36 .

Studentët model të Azisë

Koreano Jugorët nuk kanë nevojë të marrin urdhra të detyrueshëm nga qeveria për të ulur numrin e infeksioneve kurse në shumë shtete të tjera aziatike, qeverive u është dashur të marrin një qëndrim më të ashpër për të siguruar bashkëpunimin e qytetarëve. Këto qëndrime kanë përfshirë gjoba si në Malajzi apo dhe dhunë si në Filipine.

Besimi dhe infrastruktura

Një nga arsyet e suksesit është gjithashtu infrastruktura e përparuar në Hong Kong dhe Korenë e Jugut. Siç deklaroi një analist, testimi  dhe trajtimi në Kore, u ndihmua nga aeroporti I tyre i një klasi botëror, sistemi metro dhe sistemi i kujdesit shëndetësor. Vendi ka investuar në vetvete dhe qytetarët e tij janë duke korrur shpërblimet. Chang Kyung-sup, profesor i sociologjisë në Universitetin Kombëtar të Seul, tha se një situatë e tillë ishte bërë e mundur jo vetëm për shkak të bindjes së rreptë të qytetarëve, por edhe për shkak të një niveli të lartë besimi në qeveri.

‘Presidenti Moon Jae-in ka një reputacion mjaft të mirë në trajtimin e krizave dhe ky reputacion ndihmohet dhe nga komentet pozitive të vendeve të tjera.’- tha ai. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Sondazh i Fox News: Trump po i bën më shumë dëm se dobi ekonomisë

20 Nëntor, 2025 5:30 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
Politikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

20 Nëntor, 2025 3:23 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Masat e sigurimit ndaj Ballukut, Bardhi: Ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

20 Nëntor, 2025 2:30 pm
Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
Kronikë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

20 Nëntor, 2025 2:23 pm
PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë
Politikë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 2:18 pm
“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët
Sport

“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

20 Nëntor, 2025 2:14 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët

20 Nëntor, 2025 1:36 pm
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Aktualitet

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

20 Nëntor, 2025 12:44 pm
Para
Mashtruan me TVSH-në, kush janë personat e arrestuar në Tiranë

Kreu marrëdhënie me të miturën, arrestohet 72-vjeçari në Sarandë

Ishte prekur nga koronavirusi, humb jetën 60-vjeçari në Francë

Stabilizohet situata në Francë por kurba ende nuk ka nisur të bjerë

Kush do jetë fitues dhe kush humbës në rendin e ri botëror pas pandemisë

Kush do jetë fitues dhe kush humbës në rendin e ri botëror pas pandemisë
















TE FUNDIT

Sondazh i Fox News: Trump po i bën më shumë dëm se dobi ekonomisë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
20 Nëntor, 2025

Të pakënaqur me ekonominë. Të prekur nga rritja e çmimeve. Të pasigurt për politikat e administratës Trump. Këta faktorë janë...

Lexo më shumë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
20 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë

Masat e sigurimit ndaj Ballukut, Bardhi: Ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
20 Nëntor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut. Bardhi...

Lexo më shumë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
20 Nëntor, 2025

Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit është liruar nga qelia. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbutur masën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com