Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kështu Theresa May mori Kryeministrinë

2016/07/13 at 7:15 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kështu Theresa May mori Kryeministrinë

Veshja nuk e bën murgun, por ndonjëherë, ajo bën kryeministrin. Kur në vitin 1997, Theresa May hyri në parlament, një deputete e re e sapozgjedhur, zgjodhi një kostum ngjyrë blu, me të njëjtën hije si ngjyra që përdorte shpesh Margaret Thatcheri kur ishte Kryeministre. Tani që do të shkojë të banojë në të njëjtën adresë si Thatcheri, “Daily Mail” i vendos etiketën e Thacherit të re, dhe jo vetëm për veshjen. Do të jetë e dyta grua kryeministre në historinë e Britanisë së Madhe, dhe për këtë arsye është e natyrshme të kujtohet “Zonja e Hekurt”. Kanë të njëjtat iniciale, së prapthi. Kanë mbarritur në këtë pikë të karrierës, pak a shumë në të njëjtën moshë: 59 vjeç Theresa May, 55 vjeç Margaret Thatcheri. Për më tepër, fizikisht ngjajnë pak. Dhe për të mbetur tek gardëroba, nëse Maggie kishte një merak për çantat e vogla, Theresa çmendet pas këpucëve: arsyeja e parë përse u vu re në politikë, që nga dita kur veshi një palë me lëkurë leopardi gjatë një kongresi të konservatorëve. “Po, më pëlqejnë, e çfarë ka këtu?”, përgjigjet në lidhje me këtë, duke zbuluar një tjetër pasion: librat me receta të Jamie Oliver, shefi i kuzhinës që u mësoi anglezëve kuzhinën italiane.


Por më shumë se sa Thatcherit, vëren Financial Times, gruaja që nesër do të bëhet Kryeministre e Britanike i ngjan një tjetër udhëheqëseje të fortë europiane: Angela Merkelit. Ashtu si Merkeli, nuk ka pasur fëmijë. Ashtu si Merkelit, i pëlqejnë pushimet në mal. Dhe ashtu si Merkeli, është më shumë pragmatiste se sa idealiste, më shumë konkrete se sa karizmatike.

“E mërzitshme dhe ambicioze”, e quan një veteran i konservatorëve. Anglia e rinisë së saj, pa dyshim që ka qenë më e gjallërishme se sa Gjermania Lindore e kancelares gjermane. Pas një arsimimi në shtëpi, kishë dhe shkollë, Theresa që mbërrin në Oksford në fillimin e viteve ’70 e ndien frymën e kohës: jo rastësisht njeh në diskotekë bashkëshortin e ardhshëm, që ia prezanton që shoqe shkolle, Benazir Bhutto (kryeministrja e ardhshme e Pakistanit).

Për disa sezone vallëzon nën ritmin e Abbave: “Dancing Queen” është edhe sot e kësaj dite një prej këngëve të saj të preferuara. Megjithatë, që në Universitet frekuenton qarqet e partisë konservatore; dhe shoqëruesi i ardhshëm është një djalë i rezervuar, xhentil, i edukuar. Ajo me diplomë në gjeografi, ai në ekonomi, përfundojnë të dy duke punuar në City: bashkëshorti është ende aty, bankier i suksesshëm, ndërsa Theresa ndien thirrjen e politikës. Kandidon për deputete, humbet dy herë, dhe në përpjekjen e tretë hyn në Dhomën e Ulët.

Ideologjikisht është një liberal-konservatore. Në kongresin e parë detyron shumëkënd që të ngrejë vetullat, kur i quan konservatorët një parti antipatike, që i drejtohet një elektorati shumë të ngushtë. Nuk është feministe: “Besoj tek meritokracia, edhe për ne gratë”, thotë, duke i konsideruar kuotat “një formë diskriminimi në të kundërt”. Megjithatë ka një farë ndërgjegje sociale. Serioze, është dakord me të gjithë udhëheqësit që ka përballuar dhe mundur Blairi. Pas 13 vitesh në opozitë, kur konservatorët më në fund erdhën në pushtet, Cameroni i besoi një ministri të rëndësishme: të Brendshmen. May qëndron në krye të saj për gjashtë vjet, më gjatë se kushdo tjetër pas luftës. Duke shfaqur karakter: arrin të dëbojë Abu Qatadan, një predikues ekstremist, por refuzon ekstradimin në SHBA të një anglezi që ka hyrë në kompjuterët e Pentagonit (duke zemëruar amerikanët). Gjatë një takimi të sindikatës së policisë akuzon për korrupsion dhe mungesë eficence një ansamble burrash me uniformë: pritja është e ftohtë. Por Britania e Madhe, me të në krye të sigurisë kombëtare, nuk pëson akte terroriste.

Dëshiron të kufizojë imigrimin, por vetëm sepse një imigrim pa kontrolle :përhap populizmin dhe prish pëlhurën sociale”. Dhe kur vjen fjala për t’u reshtuar në lidhje me referendumin për BE, është me Cameronin, për të qëndruar në BE, por mban një profil të ulët: ndoshta një llogari politike, pret që kryeministri të fitojë sfidën dhe dëshiron të pozicionohet për ta pasuar në vitin 2020.

Kur Cameroni humbet, kandidati më i fortë, Boris Johnson, tërhiqet dhe ajo i mund kollaj të tjerët, duke premtuar që “Brexit do të thotë Brexit”: do të realizojë vullnetin e zgjedhësve, siguron ajo, pa shpjeguar se si.

Çfarë lloj kryeministreje do të jetë?

The Guardian ka analizuar fjalimin e saj programatik dje (“Mund ta bëjmë Britaninë e Madhe, një vend që të funksionojë për të gjithë”) sikur të jetë manifesti i Theresa Mayt, duke shkruar se premtimi për t’u dhënë “një rol punëtorëve në kompani” është një ide e Tony Blairit, ajo e nisjes së një “strategjie të re industriale” vjen nga Gordon Brouni dhe ajo e heqjes së valvulave shfryrëse fiskale korporatave të mëdha ishte e Ed Millibandit: A mos është një laburiste e kamufluar? Më shumë gjasë ka që të jetë një ndjekëse e konceptit të “One Nation”, partia-komb që u shpalos nga Cameroni. “Thatcheri e re”, “Merkeli anglez”, oksfordiania e mërzitshme, bijë e një pastori protestant, mund të ketë dëshirë të lërë shenjë. Ashtu si dy gratë me të cilat krahasohet. /La Repubblica – Bota.al



Ju sugjerojmë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

15 Qershor, 2025 5:09 pm
Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
Aktualitet

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

15 Qershor, 2025 4:40 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

15 Qershor, 2025 4:25 pm
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
Para
Këto janë klubet sportive më të vlefshme në botë sipas Forbes

Këto janë klubet sportive më të vlefshme në botë sipas Forbes

Ja ku po e kalon muajin e mjaltit aktorja Rudina Dembacaj

Ja ku po e kalon muajin e mjaltit aktorja Rudina Dembacaj

Të kamufluar si tifozë, skema e emigrimit të shqiptarëve në Britani

Të kamufluar si tifozë, skema e emigrimit të shqiptarëve në Britani

Please login to join discussion















TE FUNDIT

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
15 Qershor, 2025

Donald Trump në postimin e tij në platformën Truth Social shkruan se Irani dhe Izraeli “duhet dhe do të bëjnë...

Lexo më shumë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
15 Qershor, 2025

Çelniku jeton në Francë dhe prej 8 vitesh nuk ka shkelur në Shqipëri. Ndalesa e tij e parë pas kaq...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
15 Qershor, 2025

Në plafromën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të bujshme, duke...

Lexo më shumë

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
15 Qershor, 2025

Është dëmtuar nga helikat e skafit në plazhin e Gjipesë teksa po bënte not një turist gjerman. Nga informacionet parprake...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com