Arkitekti Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit Edi Rama ka dalë hapur kundër deputetit socialist njërësh biznesmen Fidel Ylli. Ai madje ka bërë edhe diversion duke thënë se Fidel Ylli mbron vendimet e Berishës.
Gjithë debati zhvillohet për një ngjarje që i përket të shkuarës por që aktualizohet nga personazhet në fjalë.
Para pak ditëve Fidel Ylli në komisionin e Medias foli për prishjen e rrethimit të Pallatit të Brigadave, duke thënë se ishte vendim i drejtë. Por Artan Shkreli ka qenë kundra dhe madje pati protestuar në atë kohë. Ndërsa sot i përgjigjet ashpër Fidel Yllit:
“O Zot ku ka arritur puna… Fidel Ylli që mbron vendimin e Berishës për prishjen e rrethimit monumental të Pallatit të Brigadave! Trashëgimia Kulturore e vendit në gjykimin e tij… Pse çfarë ka – thoteë – shumë e mirë është bërë rruga! Ehh trashëgimia jonë si e pësoi…” shkruan Artan Shkreli në Facebook.