Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilltarët e djathtë: Nuk e votojmë rritjen e çmimit të ujit, aferë korruptive e Veliaj

2017/07/25 at 2:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilltarët e djathtë: Nuk e votojmë rritjen e çmimit të ujit, aferë korruptive e Veliaj

Leonard Olli në krye të grupit demokrat në këshillin Bashkiak të Tiranës tha se sot se të djathtët nuk do ta votojnë në mbledhjen e nesërme projekt-vendimin për rritjen e çmimit të ujit me 35 %. Sipas tij, kjo është një aferë e pastër korruptive e kryetarit Veliaj, të cilin nuk heziton ta quajë “mafioz”. Sakaq të djathtë i bëjnë thirrje dhe LSI dhe partive të tjera në këshill të mos e votojnë këtë projekt-vendim. Sakaq nesër në orën 18:00 në kohën kur mblidhet Këshilli Bashkiak është thirrur edhe një protestë nga shoqërua civile. 

Deklarata e plotë

Nesër është vendosur mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku si zakonisht u njoftua në mesnatë, një praktikë e njohur kjo, e mungesës së transparencës nga z. Veliaj dhe ashtu si në çdo rast, grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike, ka zhvilluar takimin konsultativ për qëndrimet politike dhe teknike, në raport me projekt-aktet që do të na paraqiten, ku tërheqin vëmendjen dy çështje madhore.

Ajo e rritjes së tarifës së ujit të pijshëm që në gjykimin tonë njëzëri u konsiderua si një akt abuziv i pastër në vjedhje sërish të qytetarëve të Tiranës dhe nga ana tjetër një mega-aferë korruptive, sikundër është kalimi i fondit prej 60 milionë eurosh për ndërtimin e shkollave me partneritet Publik-Privat.
Rritja e tarifës së ujit të pijshëm është një element që prek të gjithë qytetarët e Tiranës. Është një abuzim i pastër sepse nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë motivim për rritjen e çmimit të ujit, ndërkohë që vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka gjetur në një gjendje të degraduar sa i takon menaxhimit të të ardhurave, në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Është një veprim i pajustifikuar që tenton vetëm të rrisë buxhetet të cilat nuk do të përdoren, jemi më se të bindur për qëllimet që paraqiten. Ashtu sikurse u mashtruan edhe me çështjen e biletës dhe u premtua një shërbim më cilësor dhe ju jeni të gjithë dëshmitarë që nuk ka ndryshuar asgjë, e njëjta situatë dramatike, do të pasojë edhe më ujin e pijshëm, por vetëm me një ndryshim të madh, që do të kemi një tarifë me rritje me mbi 35% e çmimit të metrit kub.
U bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Tiranës, që të bashkohen rreth një të drejtë të tyre legjitime dhe kushtetuese për të pasur ujë të pijshëm. Kjo është një betejë jo thjesht e këshilltarëve, ne jemi këtu në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.

U bëj apel këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe të forcave të tjera politike që të reflektojnë në dobi dhe në interes të qytetarit dhe jo në interesa të kryemafiozit Veliaj.

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
Bota

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

6 Korrik, 2025 6:29 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …
Bota

Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 59 numri i viktimave, ndërsa 30 fëmijë rezultojnë …

6 Korrik, 2025 6:04 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Para
opinion lajm i fundit

Bombë molotov drejt Kryeministrisë, kapet fieraku

Cara befason me pamjen e saj në premierën e filmit të ri

Cara befason me pamjen e saj në premierën e filmit të ri

Këto janë tre shenjat e horoskopit që i marrin gjërat shumë seriozisht

Këto janë tre shenjat e horoskopit që i marrin gjërat shumë seriozisht

TE FUNDIT

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
6 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm,...

Lexo më shumë

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
6 Korrik, 2025

Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që...

Lexo më shumë

Donald Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve

Donald Trump: FBI-ja po kryen kontroll në pronën time në Mar-a-Lago
6 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima,...

Lexo më shumë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
6 Korrik, 2025

Edhe këtë fundjavë të parë të korrikut, rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë përballur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com