Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli për Diasporën bën bashkë Metën dhe Ramën:Ndryshim politik s’ka…

2019/12/18 at 10:42 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës, e cila ka bërë bashkë në një tryezë kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.


Gjatë fjalës së tij, Rama teksa ka falënderuar Diasporën për ndihmën e dhënë për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk nguroi që të jepte dhe mesazhe politike.

 “Kur mora materialin për të ardhur këtu pashë që salla këtu ka emrin e Jeronim de Radës, ai ishte mishërimi shqiptar i diasporës, se di nëse Pandi e ka zgjedhur këtë sallë të ngushtë thjesht se mban emrin e tij, por ai la pas testament politik se parashikonte ditën kur të gjithë shqiptarët në liri e begati thotë ai mund të ulen bashkë në një tryerze për të vendosur për të ardhmen. Të gjitha ndryshimet politike kanë pasur përherë dy faktor, emigrantët dhe …këtu s’bëhet fjalë për ndryshime politike se s’ka, por për një ndryshim më të madh se sa politika, që ta kapërcejë e ta ridimensionojë atë në rolin e saj, duke zgjeruar perimetrin e mirëkuptimit të njerëzve me njërëzit përpara se të jenë njerëz me bindje politike, janë njerëz që mund ta hanë nga një tërmet të gjithë bashke e të ikin mebindjet e tyre politike, shpresoj që mesazhin e tërmetit ta kenë të qartë që të gjithë se unë është e sigurt që nuk do e harroj”, tha Rama.

Numri një i qeverisë tregoi dhe se çfarë e vonoi atë që të ishte i praniëshëm në orën 9:30 në mbledhje. Ai deklaroi se ishte vonuar për shkak të një ekspozite.

“Nga ministri që na ftoi me alarm të madh që në 9 e gjysmë duhet të ishim këtu e në fakt nisi me vonesë se ishin mbledhur disa të rinj nga Firence me pedagogë për një ekspozitë që titullohej “make your home the better place”.

Pavarësisht se më detyroi të lë një takim tjetër për të qenë këtu në 9 e gjysmë mendoj se vonesa ishte e drejtë se ajo ekspozitë aty përkon me një mesazh dhe është një motiv për ta kuptuar këtë situatë si momentin e një konceptimi të një shpie të re më të mirë e të sigurt që është shtëpia ku lindim e rrisim fëmijë e trashëgojmë vlera, që është shtëpia jonë e përbashkët Shqipëria”.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta u shpreh se emigrimi është një sfidë e vështirë për vende si Shqipëria, duke theksuar se Diaspora tashmë ka hyrë në një etapë të re dhe dërgesat e tyre monetare kanë ndikim të pazëvendësueshëm për vendin tonë.

“Është kënaqësi e veçantë të marr pjesë sot në këtë mbledhje të parë të Këshillit Koordinues të Diasporës. Përgëzoj Ministrinë e Shtetit për Diasporës për ngritjen e një strukture të tillë, të përcaktuar me ligj.

Ky Këshill ka një rëndësi të veçantë pasi dëshmon përfshirjen e përfaqësuesve të diasporës në struktura ekzekutive që merren drejtpërdrejtë me identifikimin real të problematikave, me propozimet dhe zgjidhjen e tyre, si edhe në hartimin e strategjive mbi marrëdhënien me diasporën.

Uroj që ky takim i parë i Këshillit Koordinues të Diasporës të vijojë me një sërë arritjesh në zgjidhjen e këtyre problematikave që ndesh diaspora jonë, por edhe mbi masat konkrete të qeverisë shqiptare në bashkëpunim edhe me diasporën në lidhje me situatën e rëndë të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit!

Gjithashtu, sot në Ditën Ndërkombëtare e Emigracionit dhe njëkohësisht Dita Kombëtare e Diasporës në Shqipëri, uroj dhe përshëndes të gjithë emigrantët tanë dhe të gjitha komunitetet dhe diasporën kudo që ndodhen, të cilët vazhdojnë të na bëjnë krenarë duke shpalosur dhe promovuar vlerat e rralla dhe të çmuara të Shqipërisë dhe të kombit tonë, duke i dhënë nder emrit shqiptar përmes shembullit të tyre të punës dhe profesionalizmit në të gjitha fushat.

Historia e Shqipërisë na mëson se në momentet më kyçe dhe më vendimtare të vendit, diaspora ishte shtysa kryesore në arritjen si të Pavarësisë së Shqipërisë’ ashtu edhe në sigurimin e lirisë dhe në avancimin e çështjes kombëtare.

Diaspora jonë e hershme, komuniteti arbëresh ruajti për pesë shekuj gjuhën shqipe dhe figurën e Skënderbeut, dhe ishin nismëtarë të Rilindjes Kombëtare, e cila çoi na çoi edhe drejt Pavarësisë.

Një kontribut të madh dhe të vyer në të mirë të vendit tonë jep edhe diaspora e re e pas viteve 90-të.

Në 30-të vitet e fundit ne jemi një komb që ende emigrojmë. Ky është një fenomen global që ka pasojat e veta pozitive, por edhe mjaft negative dhe një sfidë e vështirë për vende modeste si ky i yni.

Ne vazhdojmë të krenohemi me arritjet që kanë shënuar emigrantët shqiptarë në mbarë botën, në të gjitha fushat.
Tashmë Diaspora shqiptare ka hyrë në një etapë të re. Shumë përfaqësues të saj janë pjesë e rëndësishme në institucionet shtetërore qendrore dhe vendore në shtetet ku ata jetojnë.

Një shembull i tillë i shkëlqyer është vetë i nderuari zoti Gjonaj.

Po kështu do të doja të përmendja edhe eurodeputeten që përfaqëson Suedinë, znj. Arba Kokalari, por edhe shumë shqiptarë të tjerë të zgjedhur në institucione qendrore dhe vendore në Gjermani, Itali, Greqi, Norvegji, Suedi, dhe në vendet e BE-së ku jetojnë shqiptarë.

Kjo është një dëshmi e një hovi cilësor për diasporën shqiptare në politikë dhe qeverisje, por edhe në fushat e tjera si sporti, arti, kultura, shkenca, akademia dhe biznesi, ku shumë shqiptarë kanë arritur të njihen ndërkombëtarësisht duke na bërë të gjithëve krenarë.

Përgjatë tridhjetë viteve të fundit, remitancat, pra dërgesat e diasporës, kanë patur një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm në ekonominë e vendit. Ato jo vetëm ka ndikuar në uljen e varfërisë, por edhe kanë rritur konsiderueshëm standardin e jetesës për shumë familje shqiptare duke forcuar sektorin e investimeve private.

Dërgesat e diasporës edhe sot mbeten në nivele më të larta, të krahasueshme me investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe mbeten një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit dhe mirëqenies së vendit.

Është detyrim i yni, i përcaktuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë diasporës shqiptare të hershme dhe asaj të re.

Ndaj duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje ndaj problematikave që has diaspora, duke krijuar një klimë edhe më të favorshme për investime të huaj në Shqipëri; duke ndërtuar strategji për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporën e hershme arbëreshe apo arbanaist, por edhe asaj të re, pasi gjuha është ajo që e mban një komb të bashkuar; për ngritjen e qendrave kulturore shqiptare në vendet e tjera; për arritjen e marrëveshjeve me të gjitha shtetet ku ka shqiptarë për njohjen e kontributeve dhe sigurimet e pensionit të emigrantëve të pas viteve 90-të si edhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike edhe me këto komunitete.

Shqiptarët janë gjendur gjithmonë pranë njëri-tjetrit në momente të vështira. Edhe pse larg atdheut ata kanë qenë gjithmonë me mendje dhe me zemër pranë të afërme, familjeve dhe bashkatdhetarëve të tyre në tokën mëmë.

Shfrytëzoj këtë rast të falënderoj të gjitha komunitetet e diasporës në mbarë botën për ndihmën dhe për mesazhet e solidaritetit për fatkeqësinë natyrore që goditit vendin tonë më 26 nëntor.

Shoqata dhe individë të shumtë të diasporës sonë, jo vetëm nga vendet fqinje, por edhe nga Amerika, Kanadaja e deri në Australi, kanë mbledhur ndihma dhe të ardhura në mbështetje të njerëzve të prekur nga tërmeti, duke treguar kështu një solidaritet të rrallë ndaj vendit dhe bashkatdhetarëve të tyre.

Unë besoj se ky solidaritet do të vazhdojë deri në shërimin e plotë të pasojave të kësaj fatkeqësie.

Kjo fatkeqësi le të shërbejë edhe si moment reflektimi, rindërtimi, rimëkëmbjeje dhe pajtimi për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve tanë, të vendit tonë, por edhe të kohezionit tonë kombëtar.

Së fundmi, unë i uroj suksese këtij Këshilli dhe shpresoj që të ndërmerren hapa konkrete dhe të gjendet zgjidhje për problemet dhe vështirësitë që has diaspora, si edhe të krijohet një bashkëpunim edhe më i ndërsjellë, edhe më i fortë, edhe më organik dhe më i dobishëm.
Duhet të bëjmë çdo përpjekje që shqiptarët kudo ku ndodhen të ndihen të përfshirë në jetën e zhvillimin e vendit, si dhe krenarë për identitetin e tyre shqiptar.”/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Para
Kreu i Unionit të Gazetarëve: AMA do funksionojë si agjenci censure

Kreu i Unionit të Gazetarëve: AMA do funksionojë si agjenci censure

Ja si përgjigjet Bushati kur BBC e pyet: Pse i morët refugjatët, ju nuk jeni vend i BE?

Paketa Anti shpifje, Ditmir Bushati zëri kundër në PS

Anti-shpifje/ Paralajmërimi nga PE: Shqipëria rrezikon negociatat me BE

Anti-shpifje/ Paralajmërimi nga PE: Shqipëria rrezikon negociatat me BE
















TE FUNDIT

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com