Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza, SHBA abstenon 

2024/03/25 at 4:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza, SHBA abstenon 

Për herë të parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushim në Gaza. 

Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, që më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara, abstenuan gjatë votimit të 25 marsit. 

Rezoluta, që kërkon “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim “të qëndrueshëm”, u miratua pasi të gjithë 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan pro saj. 

Një ndryshim qëndrimi ndaj aleatit në Lindjen e Mesme u pa të premten, kur SHBA-ja prezantoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”. Megjithatë, rezoluta u bllokua nga Rusia dhe Kina, së bashku me shtetet arabe që kritikuan tekstin e rezolutës, pasi argumentuan se aty në mënyrë eksplicite nuk iu kërkua Izraelit që të ndalë fushatën e tij ushtarake në Gazë.Në rezolutën e re, të miratuar të hënën, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte “në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm”. 

Rezoluta po ashtu kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”. 

Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë. 

SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetëse Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.Por, rezoluta e re, tashmë e miratuar, nuk është e lidhur me bisedimet që po vazhdojnë, që udhëhiqen nga Katari dhe mbështeten nga SHBA-ja dhe Egjipti. Këto bisedime synojnë ndaljen e luftimeve në këmbim që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – që të lirojë pengjet. 

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi. 

Deri më tani, Këshilli i Sigurimit ka miratuar dy nga tetë rezolutat e paraqitura për luftën Izrael-Hamas. Rezolutat e miratuara kryesisht kishin të bënin me dërgimin e ndihmës humanitare./REL 

Ju sugjerojmë

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore
Bota

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore

6 Nëntor, 2025 10:16 am
Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
Kronikë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

6 Nëntor, 2025 9:07 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:48 am
Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Para
Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Emri/Goditet me sende të forta efektivi i policisë në Shkodër 

Punimet në Unazën Lindore/ARRSH jep njoftimin: Prej 27 marsit do devijohet trafiku në këtë segment 

Punimet në Unazën Lindore/ARRSH jep njoftimin: Prej 27 marsit do devijohet trafiku në këtë segment 

Kosova dhe Serbia pa përparim në bisedimet për dinarin serb 

Kosova dhe Serbia pa përparim në bisedimet për dinarin serb 

TE FUNDIT

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore
6 Nëntor, 2025

Në qershor të vitit 2019, drejtori i agjencisë kryesore të inteligjencës të Pentagonit doli me një pretendim për Rusinë dhe...

Lexo më shumë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
6 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Në pranga...

Lexo më shumë

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
6 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se gjatë bisedës së tij më të fundit me Vladimir Putinin, udhëheqësi...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com