Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për të ndryshuar ligjin për festat kombëtare. Kështu, Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit propozimin për t’i shtuar vendit një ditë tjetër feste kombëtare, atë të Ditës së Alfabetit më 22 Nëntor.
Lajmin e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
“Ndryshim në ligjin për festat kombëtare. Këshilli i Ministrave po i propozim Kuvendit të Shqipërisë ditën e Alfabetit si festë kombëtare. Ajo që vërtet na ka bashkuar është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën këtë gjuhë të shenjtë më alfabetin latin. Viti 2024 është vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, pasi shpresojmë të kemi një rrugë më të shpejtë drejt BE-së. Është përgatitur nga Ministria e Arsimit një kalendarë eventesh.”- tha Hasani.