Forca të shumta të Policisë së Shtetit janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe disa efektivë janë vendosur “gardh” para portës së godinës.
Këto masa vijnë pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita.
Kujtojmë se në orën 12:00 pritet që Këshilli i Mandatave të vendosë për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për t’i hapur rrugë arrestimit të tij./Opinion.al