TIRANE- Sekretari amerikan i Shtetit mbërriti pak minuta më parë në Kryeministri. Tek dera ai u prit nga shefi i protokollit të Kryeministrisë, ndërsa nga momenti në moment nis biseda me kreun e Qeverisë, Edi Rama. Sakaq në rrugë kishin dalë me dhjetëra qytetarë që shihnin eskortën e shefit të diplomacisë amerikane. Ai shoqërohet nga Viktoria Nuland, asistente e sekretarit Kerry për Europën dhe Azinë. Gjithashtu në delegacion janë edhe zyrtarë të tjerë amerikan. Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu do të jetë i pranishëm gjithashtu në takimet e Sekretarit amerikan në Tiranë.