GJKKO ka rrëzuar një kërkesë tjetër të avokatëve të Sali Berishës, duke mos pranuar kërkesën e tyre që seanca ndaj ish-kryeministrin për ashpërsimin e masës së sigurisë të zhvillohet me praninë e medias.
Gjithashtu në një vendim të mëparshëm u rrëzua edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.
Kujtojmë se sot GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për vendosjen e ish-kryeministrit Sali Berishës në arrest shtëpie.