Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkuan ndryshimin e vendimit të gjykatës për vrasësin e Rruzhdi Hoxhës, Apeli rrëzon babain dhe djalin e viktimës   

2024/07/04 at 1:50 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kërkuan ndryshimin e vendimit të gjykatës për vrasësin e Rruzhdi Hoxhës, Apeli rrëzon babain dhe djalin e viktimës   

Gjykata e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e babait dhe djalit të biznesmenit të rrëmbyer e më pas të vrarë, Rruzhdi Hoxha, të cilët kërkonin ashpërsim të dënimit ndaj autorit. 


Në një njoftim për mediat sqarohet se:

Më datë 24.01.2021, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi me iniciale S. H, i cili ka deklaruar se babai i tij shtetasi me iniciale Rruzhdi Hoxha është larguar prej disa ditësh nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në bazë hetimeve të kryera u bë mundur gjetja e kufomës së të ndjerit Rruzhdi Hoxha, në zonën e Dajtit. Të akuzuar për faktin e mësipërm janë të pandehurit me iniciale F. Rr dhe P. Rr., ndaj të cilëve u ngritën akuzat : 

  1. i pandehurit Fredi Rrushi, u akuzua për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni 78, 278/1 dhe 303 të Kodit Penal, si dhe
    2. të pandehurit me iniciale P. Rr, u akuzua për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit në shkallë të parë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1751, datë 05.07.2023 ka vendosur: 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. Rr për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. Rr për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 5 (pesë) vite burgim.
    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. Rr për kryerjen e veprës penale të “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e parashikuar nga neni 303/1 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1 (një) vit burgim.
    4. Në aplikim të nenit 55 të K. Penal në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale i pandehuri F. Rr dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim.
    5. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri F. Rr dënohet me 10 (dhjetë) vite burgim.
    6. Deklarimin fajtor të të pandehurit P. Rr për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e parashikuar nga neni 301 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    7. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri P. Rr dënohet me 1 (një) vit burgim.
    8. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për ekzekutimin këtij vendimi.
    9. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 

Pas komunikimit të vendimit, në datë 01.08.2023 kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit Rr. H, babai i tij me iniciale Xh. H, si dhe djali i tij me iniciale E. H, të cilët kërkuan: 

  1. Ndryshimin e vendimit të gjykatës dhënë ndaj të pandehurit me iniciale F. Rr, në lidhje me kualifikimin e veprës penale nga ajo e “Vrasjes me dashje”, në atë të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal dhe në bashkim të dënimeve të vendoset dënimi i tij me burgim të përjetshëm.

Më datë 15.09.2023 është regjistruar në gjykatën e apelit çështja penale, mbi bazën e ankimeve të lartpërmendura. 

Në këto kushte gjykata e apelit, në dhomë këshillimi, vuri në diskutim pranueshmerinë e ankimit të paraqitur nga viktimat ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë, në lidhje me legjitimitetin e tyre. Gjatë verifikimit në dhomë këshillimi, gjykata e apelit konstatoi parregullsi në aktin e njoftimit të vendimit, drejtuar prokurorisë, duke qenë e paqartë nëse komunikimi ishte kryer apo jo. Në këto kushte, gjykata e apelit vlerësoi të verifikojë këtë aspekt procedural, si dhe të kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore 

Në seancën gjyqësore të datës 02.07.2024, referuar shkresës nr. 1883 prot., datë 23.02.2024 të dërguar nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezultoi se prokurori i çështjes kishte marrë dijeni për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nuk kishte ushtruar ankim. Në këto rrethana, gjykimi i çështjes në apel vijoi vetëm me ankimin e viktimave nga vepra penale (trashëgimtarët e viktimës). 

Lidhur me këto ankime, prokurori i apelit Z. Arben Qosja dhe mbrojtësi i të pandehurit F. Rr., kërkuan të vendoset mospranimi për shkak të mungesës së legjitimitetit të viktimës nga vepra penale për të ushtruar ankim ndaj vendimit përfundimtar të gjykatës së shkallës së parë. 

Mbrojtësi i ankuesve i kërkoi gjykatës së apelit që ta vlerësojë të pranueshëm ankimin e viktimave dhe të prishë vendimin e gjykatës së shkallës së parë. 

Në përfundim të gjykimit, më datë 02.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtar znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi: 

– Mospranimin e ankimeve të paraqitura nga viktimat e veprës penale E. H dhe Xh. H, kundër vendimit nr. 1751, datë 05.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për mungesë legjitimiteti. 



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Arrestimi i Beqajt/ SPAK zbardh skemën e abuzimit! Si i përvetësoi fondet kur ishte drejtor i SASPAC

Arrestimi i Beqajt/ SPAK zbardh skemën e abuzimit! Si i përvetësoi fondet kur ishte drejtor i SASPAC

Gjirokastër, interes i lartë për Muzeun e Luftës së Ftohtë

Gjirokastër, interes i lartë për Muzeun e Luftës së Ftohtë

Akuzohet si drejtues i një organizate kriminale, PD kërkesë Prokurorisë: Të verifikohet kryebashkiaku i PS Tonin Marinaj!

Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme i dërgon letër KQZ
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com