Policia Kufitare Kakavijë evidenton një tjetër rast të “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në pikën kufitare të Kakavijës, nga punonjësit e Policisë Kufitare në kufirin e gjelbër u evidentuan tre shtetas, të cilët ecnin drejtë Piramidës 28 . Menjëherë punonjësit e policisë i janë vënë në ndjekje këtyre personave, ku u bë e mundur kapja e njërit prej tyre dhe sekuestrimi i çantës të cilën po e transportonin. Ndersa dy shtetasit e tjerë kanë përfituar nga terreni dhe janë larguar.
Gjatë këstij aksioni u arrestua në flagrancë Florin Bushi, 24 vjeç, banues në Peshkopi, ku iu sekuestruan 2 kg e 700 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Aktualishjt po punohet për kapjen e autorëve të tjerë./tvklan.al