Të arrestuar për ngjarjen janë tre Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç.
Shkak, dyshohet se ka qenë një histori borxhi që një nga rrëmbyesit ka pasur me kushëririn e ‘viktimës’.
“Ne duam 60 mijë euro nga kushëriri yt”, i kanë thënë ata 33-vjeçarit.
“Më kërcënuan me armë, më lidhën duart dhe më detyruan të hipja në makinë”, i tha policisë 33-vjeçari tetorin e kaluar.
“Fillimisht me lanë për orë të tëra në një garazh, me Lorencin, ndërkohë që kërkonin kushëririn tim, mu kujtua ai vend. Kisha qenë aty vite me parë, gjithmonë me një grup miqsh të përbashkët”, tha shqiptari në dëshminë e tij.
33-vjeçari i dhunuar u gjet në anë të rrugë nga një person, por jo rastësisht. Sipas policisë, ky person duket se mund të jetë person ‘mik’ i viktimës, por ndoshta edhe i lidhur me rrëmbyesit.
Hetimet janë përqendruar veçanërisht në targat e automjeteve të përdorura nga rrëmbyesit për të gjurmuar rrugën e ndjekur./Opinion.al