Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka nisur prej orës 09:00 seanca për ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC.
Mësohet se ata i janë drejtuar gjykatës për një masë më të lehtë sigurie.
Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj ndodhen në arrest me burg, 4 persona të tjerë janë nën masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 2 në masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.
Megjithatë mbetet për t’u parë se cili do të jetë verdikti i trupës gjyqësore.