Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të lejuar që të marrë pjesën në seancat plenare në Kuvend.
Berisha kërkoi të dilte nga shtëpia, ku ndodhet në masën “arrest shtëpiak”, për të qenë i pranishëm si deputet në mbledhjet e Kuvendit, por kërkesa iu refuzua.
Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që nga data 30 dhjetor, nën akuzë për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe nuk prej 3 muajsh mungon në seancat parlamentare.
“Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj. Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve, por nga Kushtetuta”, tha avokati i tij, Genc Gjokutaj.