Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës.
Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.
Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata, ndërsa kundër Bllakos u shpreh edhe SPAK këtë të mërkurë.
Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën. Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.