Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë.
Mësohet se vendimi do të shprehet nesër në orën 10:30.
Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e sotme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit për ditën e nesërme.
Kujtojmë se dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha qëndron në arrest shtëpie që prej Nëntorit 2023.
Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave.