Në Tetor 2016, emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Ky i fundit i kërkoi marrëdhënie seksuale një gruaje në proces divorci, në mënyrë, që të ndërhynte në çështjen e saj.
Boçi në atë kohë u shkarkua menjëherë nga KLD-ja. Por më pas ai kërkoi të kthehej në detyrë, me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës.
Një vit më parë, në Maj 2022, Guximtar Boçi u shkarkua nga radhët e drejtësisë nga ana e KPK (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit).
Por sot pas më shumë se një viti, Guximtar Boçi vijon të marrë miliona nga taksat tona, pasi ka ankimuar vendimin e KPK-së në KPA, Komisionin e Pavarur të Ankimimit.
Deri atëherë ai vazhdon të paguhet me 75% të pagës./Tv Klan