Çështja e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë ka kaluar për gjykim.
Mësohet se Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Allës për pushim të çështjes.
Ish-kryebashkiaku Alla dhe 10 të tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa dy të pandehur të tjerë kërkuan gjykim të zakonshëm.
Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.