Janë zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin në Greqi të një shtetasi shqiptar, i cili kërkohej nga Interpol Tirana.
Media greke shkruan se i arrestuari rezultonte i dënuar në Shqipëri me 4 vjet e 8 muaj burg për “kultivim bimësh narkotike”.
Ai është 31 vjeç dhe fshihej në fshatin Pinia të Amaliadhës, duke punuar në bujqësi.
Sipas policisë greke 31-vjeçari kërkohej nga pala shqiptare për kultivimin e një parcele me 400 rrënjë “cannabis sativa” në Fier.
Ditën e djeshme ai është paraqitur në Prokurorinë e Patras ku është marrë masa e paraburgimit deri në vendimin për ekstradimin ose jo të tij.