Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kërkesat për themelimin e Asociacionit nuk janë të njëanshme”, Escobar: Po punojmë edhe me Serbinë

2024/03/13 at 5:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kërkesat për themelimin e Asociacionit nuk janë të njëanshme”, Escobar: Po punojmë edhe me Serbinë

I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u bëri thirrje të mërkurën Kosovës dhe Serbisë të hedhin hapa përpara drejt zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa theksoi rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Të dyja palët duhet të ecin përpara me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Gjithashtu po punojmë me Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj, kështu që nuk është një përpjekje e njëanshme për ta nxitur vetëm Kosovën të marrë vendime të vështira për ta bërë këtë marrëveshje realitet”, tha zoti Escobar.

Ai e mirëpriti vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, duke e vlerësuar atë të vështirë por të domosdoshëm.

“Gjithashtu dua ta theksoj se sa i rëndësishëm është vendimi i sotëm lidhur me manastirin e Deçanit. Ishte hap i vështirë por i nevojshëm dhe i falenderojmë të gjitha institucionet e Kosovës për bashkëpunimin në këtë çështje”, tha zoti Escobar.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se marrëveshja e arritur vitin e kaluar me Serbinë duhet të zbatohet në tërësi nga të dyja palët.

“Qasja selektive ndaj vetëm neneve të caktuara të marrëveshjes bazike nuk do të ndihmojë sepse të gjitha nenet kanë rëndësi, prandaj edhe zbatimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm. Në këtë drejtim angazhimi dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet thelbësor për ta përmbyllur me sukses procesin e dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, tha presidentja Osmani.

I dërguari amerikan po qëndron në Kosovë për të diskutuar me përfaqësuesit e saj procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe çështjen e përdorimit të dinarit në zonat e banuara me shumicë serbe.

Një ditë më parë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga Brukseli, zoti Escobar tha se Kosova duhet të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për këtë vendim që e cilësoi si “katastrofik dhe jokompetent”.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërsa kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.

Presidentja Osmani theksoi se zbatimi i qëndrueshëm i vendimit të Bankës Qendrore është i mundshëm nëse ndodhë në bashkërendim të plotë me aleatët e Kosovës.

“Aleatët tanë janë për zbatim të Kushtetutës dhe në favor të një plani tranzicional të qëndrueshëm, prandaj besoj se edhe çështja e kësaj rregulloreje do të ecë përpara me një zgjidhje të përbashkët e në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit të kaluar, por ajo nuk arriti të ulte tensionet e vazhdueshme ndërmjet palëve përgjatë vitit, të cilat kulmuan me sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.

Presidentja Osmani dhe Zoti Ecobar i bënë thirrje sot Serbisë që t’i vë autorët e këtij sulmi para drejtësisë./VOA

Ju sugjerojmë

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan
Bota

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan

3 Qershor, 2025 4:48 pm
11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
Kryesore

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

3 Qershor, 2025 4:36 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

3 Qershor, 2025 4:21 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..
Aktualitet

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

3 Qershor, 2025 4:01 pm
(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve
Aktualitet

(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve

3 Qershor, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi

3 Qershor, 2025 3:38 pm
Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova
Bota

Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova

3 Qershor, 2025 3:15 pm
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Sport

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!

3 Qershor, 2025 3:00 pm
Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19
Sport

Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19

3 Qershor, 2025 2:40 pm
Para
Hillary Clinton: Një votë për Trump është një votë për Putin

Hillary Clinton: Një votë për Trump është një votë për Putin

Izraeli vret një anëtar të Hamasit në Liban

Izraeli vret një anëtar të Hamasit në Liban

Uria në Gaza, çfarë parashikon plani i SHBA për ndihma nga deti

Uria në Gaza, çfarë parashikon plani i SHBA për ndihma nga deti

TE FUNDIT

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan

Kamionët me ndihma të OKB sulmohen në Sudan
3 Qershor, 2025

Kamionët e OKB-së që transportonin ndihma për rajonin Darfur Verior, në Sudan të shkatërruar nga lufta, janë sulmuar. Një zëdhënës...

Lexo më shumë

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
3 Qershor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, nga ku denoncoi parregullsitë në zgjedhje e...

Lexo më shumë

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
3 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkonte këqyrjen e 43 kutive në Qarkun e...

Lexo më shumë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
3 Qershor, 2025

Krijohen në laborator miniorganet e para, modele të thjeshtuara të organeve të njeriut. Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com