Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me një kërkesë që koalicioni PS-LSI i ka bërë KQZ-së për të shtyrë afatin per regjistrimin të këtyre dy partive si koalicion në zgjedhje. Reagimi i Ramës është për PD-në e cila e cilësoi kërkesën si antikushtetuese. Ai thotë se ne kërkuan shtyrje të regjistrimit për të gjetur dakordësinë me PD, por dashamirësisë sonë ata po i përgjigjen me gurë.
Statusi i Ramës në facebook
Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj.Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund.